Gazetari Elton Qyno ka reaguar pas publikimit të makinës së blinduar të të zhdukurit Ervis Martinaj, e cila është sekuestruar nga Policia e Shtetit. Makina e blinduar është gjetur pranë një karburanti në Reps të Mirditës, në Rrugën e Kombit dhe pamjet e mjetit janë publikuar nga emisioni në “Shënjestër”.
Por, sipas gazetari Qyno, Ervis Martinaj nuk ka lëvizur asnjëherë me atë makinë gjatë kohë që ishte në kërkim. Në një koment në rrjetet sociale, Qyno shkruan se ajo makinë i është dorëzuar Policisë nga vetë familja e Vis Martinajt, njësoj si provat e tjera.
Gazetari shton më tej se SPAK-u nuk e ka marrë ende në dorë çështjen e zhdukjes të të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.
“1. Çeshtja eshte se Martinaj nuk ka levizur asnjehere me kete makine gjate kohes qe ishte ne kerkim. Edhe ne hotel Adriatik nuk ka qene me kete makine dhe as tek zona e Ringut s’ka qene me kete makine. Makina eshte kerkuar te hapet nga policia e cila e ka ditur ne cfare garazhi ishte tek Gj.Tusha. Makina eshte “dorezuar” nga familja duke ja vene ne dizpozicion çelesin, siç jane dorezuar kamerat dhe shume prova te tjera.
2. Pavaresisht dalldise sinkronike te mediave diten e diele, se çeshtja paska kaluar ne SPAK, deri ne mengjesin e sotem ska asnje vendim moskopetence dhe transferimi te procedimit penal nga Kurbini ne SPAK-un e Tiranes. Ndaj qe çeshtja vijon te jete ne Laç” shkruan Elton Qyno.