Serbia bën hapin e madh? “Pranojmë ekzistencën e Kosovës”!

2 Minuta Lexim

Kryetari i Komisionit të ashtuquajtur “për Kosovën” në parlamentin serb, Milovan Dreçun, ka thënë se Perëndimi do t’i ofrojë Serbisë një  “kornizë të re të marrëveshjes” ku palës serbe do t’i kërkohet ta pranojë ekzistencën e Kosovës por jo pavarësinë e saj.

“Mendoj se Beogradit do t’i kërkohet të pranojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, në këtë moment nuk kërkohet njohje e drejtpërdrejtë”, tha ai për agjencinë e lajmeve ‘Tanjug’.

Sipas Dreçun-it, Perëndimi po përpiqet që sa më shpejt të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë sidomos për shkak të situatës në Ukrainë.

Më pas, ai përmendi edhe modelin e “dy Gjermanive” i propozuar në vitin 2012 në Bruksel, si model për zgjidhjen finale mes Kosovës e Serbisë.

“Është e qartë për të gjithë në Perëndim se nuk mund të arrihet deri te njohja dhe se Beogradi nuk do ta njohë shtetin e Kosovës, por ndoshta kërkohet ndonjë zgjidhje si dy Gjermanitë”, theksoi ai.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media të premten e 9 shtatorit, ka bërë të ditur se këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, kanë propozuar në kornizë krejtësisht të re për dialogun që do të çonte në një marrëveshje përfundimtare të përshpejtuar.

Pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe top diplomatët evropian ai bëri të ditur se qëndrimi i tij është i prerë  dhe se “nuk ka dorëzim”. Albanianpost

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull