Shqipëri-Islandë, fitorja objektivi i vetëm i kuqezinjve

1 Minuta Lexim

Përveç Kosovës, sot edhe Shqipëria do ta zhvillojë një sfidë vendimtare në grupin 2 të Ligës B ku do të ballafaqohen me Islandën, sfidë kjo direkte për vendin e dytë në këtë grup.

Humbja e fundit nga Izraeli me rezultat 2-1 ka bërë që skuadra e Edi Rejas të jetë në një pozitë jo të volitshme pasi ka vetëm një pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, andaj nevojiten tre pikë të plota sonte për t’i ngjitur në vendin e dytë në këtë grup.

Ky grup kryesohet nga Izraeli me tetë pikë, Islanda është e dyta me tre pikë, Shqipëria e treta me vetëm një pikë, ndërsa në fund është Rusia që nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje pasi është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet evropiane pas invazionit në Ukrainë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull