Shuhet “Lilo Labe”, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare

1 Minuta Lexim

Ndërron jetë Mesarete Imeraj (Karagjozi) që njihet nga shqiptarët si Lilo Labja. Ajo ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.

Ajo njihet si një nga veteranet shqiptare më jetëgjata të Luftës së Dytë Botërore.

Imeraj është veterania, mbi jetën dhe veprimtarinë e së cilës u bazua roli i Lilo Labes. Rol ky i përjetësuar në filmin “Malet me blerim mbuluar” nga aktorja Yllka Mujo.

Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për mediat 24 momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që pati në film.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh.

17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull