Termocentralet lundruese/ Yuri Kim e Balluku në Vlorë, ambasadorja amerikane: Do sigurojnë energji për 200 mijë familje në vit

2 Minuta Lexim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, zhvilluan këtë të hënë një inspektim në termocentralet lundruese për prodhimin e energjisë të vendosura në Vlorë.

Në fjalën e saj përpara kamerave ambasadorja amerikane theksoi se anijet nuk duken të bukura estetikisht, por janë funksionale dhe do të sigurojnë energji elektrike për rreth 150 deri në 200 mijë banesa në vit.

“I thashë ministres se nuk duken të bukur por rëndësi ka që funksionojnë. Po ju tregoj dhe statistikat, vitin e kaluar konsumi i Shqipërisë ka qenë 8.4 dhe nëse funksionon siç duhet këto termocentrale do të prodhojnë 114 megavat, kjo të paktën mund të përmbush 12-15% nevojat totale për energji elektrike të vendit. Në terma mesatar do të thotë 150 deri 200 mijë shtëpi që do të sigurojnë energji elektrike nga këto anije”, tha Kim.

Sakaq Ministrja Ballaku shkruan se Shqipëria po punon intensivisht për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë për përballimin e krizës energjitike  me të cilën po haset vendi.

“Shqipëria po punon intensivisht për të rritur kapacitetet prodhuese të energjisë, jo vetëm për përballimin e krizës që ka vendosur në vështirësi të gjithë botën, po edhe për të realizuar planin strategjik të Shqipërisë sovrane dhe eksportuese neto në energji

Së bashku me ambasadoren Kim, në termocentralet lundruese të prodhimit të energjisë të vendosura në Vlorë nga kompania amerikane “Excelerate Poëer””, shkruan Balluku në facebook.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull