Humbja ndaj Benficës në shtëpi mbrëmjen e djeshme ka bërë që tifozët të mos kenë më durim. Një lojë jo e mirë dhe një rezultat zhgënjyes, ka bërë që tifozët të brohorasin kundër të gjithëve.
Pas përfundimit të ndeshjes, Di Maria dhe Paredes nuk shkuan me pjesën tjetër të lojtarëve për të kërkuar falje posht shkallëve të stadiumit, por u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes, shkruan “Tuttomercatoweb”.
Edhe pse ekipi dhe trajneri po kërkonin falje për rezultatin, thirrjet e tifozëve kundër tyre ishin të qartam të forta dhe të drejtëpërdrejta, veçanërishtë kudnër Allegrit.
Ëështë hera e parë për tifozët e Juventusit që brohorasin kundër Allegrit, pasi rezultatet dhe performanca e tij ka lënë për të dëshiruar. Në mbrëmje, tifozët filluan duke publikuar dhe komentuar termin “AllegriOut”, pra ata duan që trajneri të shkarkohet. Duket haptazi që ka një mosmarrëveshje të hapur midis dy palëve. Mediat italiane shkruajnë hipoteza se De Zerbi është favorit nëse Allegri shkarkohet, ndërsa Pochettino dhe Zidane shikohen, por vështirë t’i paguhet paga e lartë.