Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjet e radhës, me bardheblutë që do të përballen me Velecikun në Kupën e Shqipërisë dhe pastaj në “Air Albania” do të masin forcat me Partizanin në derbin e parë për këtë sezon.
Por gjatë stërvitjes së djeshme drejtuesit janë alarmuar, sa i takon sulmuesit kryesorë të skuadrës.
Redon Xhixha është detyruar të lërë stërvitjen në mes pasi lojtari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Kryegolashënuesi i kampionatit vuan nga temperatura e lartë dhe ka marrë disa medikamente për ta kaluar.