Verërat shqiptare vlerësohen me 12 medalje në panairin e Open Ballkan.

1 Minuta Lexim
‘Gjermanët nuk i shohin dot me sy francezët, por verën franceze e pinë me qejf të madh’ ka thënë dikur Johan Volfgang Goethe.
Kjo thënie nuk dihet sa mund të përqaset për panairin e verërave të Open Ballkan ku Presidenti serb Aleksandër Vuçiç bleu një arkë me shishe vere të prodhimit shqiptar, ndërsa vetë produktet tona të vlerësuara më cilësore kanë marrë 12 medalje.
12 medalje për Verën shqiptare në panairin e verës OpenBalkan ‘Wine Vision’..
Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare medaljet si më poshtë:
2 Medalje të Arta: Faba dhe Nurellari
Medalje Argjendi: Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Duka
3 Medalje Bronzi: Belba, Medaur, Duka

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull