VIDEO: E frikshme! Pamje ‘apokaliptike’ nga Florida, uragani shkatërron gjithçka

1 Minuta Lexim

Uragani Ian në Florida është kthyer tashmë në një stuhi të kategorisë së pestë dhe po lëviz me një shpejtësi prej 250 kilometrash në orë.

Pasi të zbresë në tokë, ato që do të pasojnë janë erëra të forta dhe përmbytje kështu që Qendra Amerikane e Uraganeve ka urdhëruar evakuimin e miliona njerëzve.

Sipas mediave amerikane, është ende e paqartë se ku do të godasë Ian, por guvernatori Ron DeSantis tha herët të mërkurën se tashmë parashikohet të godasë Charlotte County, duke paralajmëruar banorët se ishte tepër vonë për të evakuuar zonën, pasi urat ishin mbyllur dhe në shumë zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Shumë biznese në Florida janë mbyllur dhe zyrtarët urdhëruan 2.5 milionë njerëz të evakuohen ndërsa autoritetet lokale morën të gjitha masat mbrojtëse të mundshme për të frenuar katastrofën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull