Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet vendimi i gjykatës: Papleka kërkon rihetim!

1 Minuta Lexim

Ka përfunduar seanca ndaj Arbër Paplekajt.

Prokuroria ka kërkuar kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve. Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.

Të hënën në orën 12:45 pritet të jepet vendimi.

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Xhuvani ishte aktivist i PS. Nga përplasja 3 persona të tjerë u plagosën, mes tyre  një efektive policie.

I akuzuar për vrasjen është ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekja, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull