Yuri Kim pas takimi me Metën/ : Partitë, dialog për të forcuar demokracinë e luftën ndaj korrupsionit! Të çohen para negociatat…!

1 Minuta Lexim

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi i Yuri Kim me kryetarin e PL-së Ilir Meta, në selinë e kësaj të fundit.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada thekson se Kim ka nënvizuar nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog për të forcuar demokracinë dhe për të çuar përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë.

Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u përfshirë në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE””, thuhet në njoftimin e SHBA./

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull