Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë, njoftoi edhe vendimet e marra. Ajo tha se nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike, dhe përfitues janë mbi 64 mijë familje
Për personat me aftësi të kufizuar parashikohet një rritje e mbështetjes me 1 mijë lekë të reja për përballuar çmimin e energjisë elektrike.
“Nga data 1 tetor dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë. 5700 gra kryefamiljare që do të përfitojnë dyfishimin e pagesës ekonomike. Për familjet me më shumë tre fëmijë rritja do të fillojë nga 1 janari.
Dyfishojmë pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit që janë pa pension pleqërie, më shumë se 65 vjeç. Janë më shumë se 5300 të moshuar që do të përfitojnë. Mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje që do të vijojë të jepet për një kohë të gjatë.
Pas indeksimimit me 7.5% për mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, një tjetër vendim është marrë nga qeveria për energjinë elektrike për personat të cilat kanë status të aftësisë së kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë elektrike. Ata që e kanë këtë masë mbështetje nga statusi shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja”, tha Manastirliu.