50-vjetori i Akademisë së Shkencave, Rama: Jam i vetmi në sallë që s’kam titull shkencor, por më lejoni t’iu them dy fjalë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën që u mbajt në kuadër të 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

Në fjalën e tij, Rama nënvizoi se është i vetmi në sallë që nuk ka s’ka marrë asnjë titull shkencor. “Më lejoni t’u drejtohem me dy fjalë si i vetmi në këtë sallë pa asnjë titull shkencor”, u shpreh Rama.

Rama nënvizoi më tej se falë Akademisë së Shkencave ne kemi sot një gjuhë të unifikuar.

“Një institucion që përfaqësoi dhe mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot e kemi një gjuhë të unifikuar dhe një gjuhe të shpëtuar, kjo i detyrohet në radhë të parë akademikëve të asaj kohe dhe asaj akademie shkencash që sot është në një proces përpjekje për t’i rikthyer në lartësinë dhe vendin që i takon.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull