Afera 30 milionë euroshe e ish hotel “Dajti”-t/ Emrat e qeveritarëve të përfshirë

5 Minuta Lexim

Me justifikimin se do ta rikonstruktonte, Ardian Fullani harxhoi 780 milionë lekë, por nuk bëri punime deri në muajin korrik 2014 kur u arrestua për vjedhjen 7.3 milionë USD brenda Bankës…

Ditën enjte, ka pasur tre fakte, për 3 ish-pushtetarë të lartë që lidhen në një aferën 30 milionë euroshe të ish hotel “Dajtit”, pronë shtetërore, që u ble nga Banka gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Adrian Fullani.

  1. Ish-kryeministri Sali Berisha, bëri “trimin” gjatë një interviste, duke përsëritur se për vendimin “non grata”, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar nuk kanë asnjë provë korrupsioni e krimi.
  2. Strazburgu i refuzoi ish-Guvernatorit Ardian Fullani, kërkesën për rikthim në detyrë.
  3. Ritvan Bode, ka paraqitur në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, një studim me “ide” për luftën kundër krimit financiar në sistemin bankar dhe masat për ndalimin e pastrimit të parave.

I përmendëm këta 3 “tipa”, si autorë të një krimi të rëndë financiar me fondet e shtetit, të kryer në bashkëpunim e me vetëdije të plotë, në kohën kur Sali Berisha ishte Kryeministër, Ritvan Bode ishte Ministër i Financave, ndërsa Ardian Fullani, guvernator i Bankës së Shtetit.

Bëhet fjalë për shit-blerjen e ish-hotel “Dajti”-t, me procedurë fiktive Qeveri- Bankë, realizuar më 12 maj 2010 nga Berisha-Bode-Fullani me vlerë 30 milionë Euro, ku Banka ishte blerëse.

Nuk është vjedhur godina se ajo është ende pronë e shtetit deri sa ta rrafshojnë për kulla (siç thuhet), por janë vjedhur 30 milionë Euro, që dolën nga Banka e Shtetit, u futën në Drejtorinë e Pronave te Ministria e Financave, ndërsa brenda javës u zhdukën me letra projektesh fiktive.

Këtë e thotë një raport auditimi që ka bërë Ministria e Financave në vitin 2014 e një raport i KLSH, sipas të cilëve, çeku 30 milionë Euro, ka gjurmë letrash fiktive, por jo punësh konkrete.

Atëherë, u tha se Sali Berisha e Ritvan Bode, kishin boshatisur buxhetin dhe u duheshin lekë për likujditete, dhe bënë pazar me Ardian Fullanin, për të realizuar skemën e shit-blerjes së hotel “Dajti”, sikur gjoja Banka e Shtetit kishte nevoja emergjente për zyra shtesë.

Për ta bërë fakt këtë lojë, Ardian Fullani mori paraprakisht me qira te një kompleks kullash në Tiranë, zyra për 5 sektorë të Bankës së Shtetit, kur realisht nuk kishte  e nuk ka nevojë për zyra.

Pas marrjes së hotelit, Ardian Fullani e bëri gërmadhë, me justifikimin se do ta rikonstruktonte, duke harxhuar 780 milionë lekë; por e la përsëri gërmadhë deri në korrik 2014, kur u arrestua për vjedhjen 7.3 milionë USD brenda Bankës, ku shef sigurie ishte babai i Brisidës së Monikës.

Ndërsa sipas letrave që ka Ministria e Financave, 30 milionë Eurot që kaluan nëpër duar Berisha, Bode e Fullani, janë zhdukur.

Ky fakt, përveçse është një provë e krimeve të Sali Berishës, është kujtesë për SPAK, të fillojë hetimin, për  shitjen fiktive të hotel “Dajti”-t, nga shteti te… shteti.

Sepse prej 12 vitesh pas shitjes së hotelit për gjoja zyra, Banka e Shtetit, përveçse ka zyra me bollëk të shtuara pas rikonstruksionit që bëri, por vazhdon paguan nga 312 milionë lekë në vit, për qira zyrash te një kompleks kullash private.

Madje thuhet, se para 1 muaji i është përsëritur kontrata edhe për 5 vite, me vlerë 28 milionë lekë lekë qira në muaj; ndërkohë që në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda (sot SPAK), për këtë vjedhje ka dhe një kallëzim penal të bërë nga PS në shtator 2015.

Besojmë, se SPAK e di që Sali Berisha po kërkon të ri-kthehet në pushtet, Ritvan Boden e çoi Edi Rama në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës bashkë me vajzën drejtoreshë, ndërsa Ardian Fullani, pasi mori 420 milionë lekë dëmshpërblim, po lufton të ri-kthehet Guvernator./Pamfleti

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull