“Ai e preku në pjesën e sipërme të…”/ Arrestohet manjaku 61-vjeçar në Lushnje, ngacmoi seksualisht të miturën

1 Minuta Lexim

Një 61-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Nga njoftimi i autoriteteve bëhet me dije se 61-vjeçari është arrestuar dje, menjëherë pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën kur kjo e fundit kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, bën me dije policia, ndërsa mësohet se materialet i kaluan prokurorisë për vijimin e procedurave.

Ngjarja

Mësohet nga burime për mediat se vajza 15 vjeçe ka shkuat në dyqanin e 61 vjeçarit për të blerë çokollata kur ky i fundit e ka prekur pjesën e sipërme të trupit. Menjëherë e mitura ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar të ëmës. Bashkë me prindërit kanë bëre denoncimin në polici pak orë pasi ndodhi ngacmimi. Në dyqanin e 61 vjeçarit mësohet se ka pasur edhe persona të tjere kur ngacmoi vajzën dhe e kanë parë veprimin e 61 vjeçarit

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull