“Alo…janë plagosur 2 persona”/ Bëri njoftim të rremë për atentat në Vlorë, procedohet nga policia 15-vjeçari

1 Minuta Lexim

Një 15-vjeçar është proceduar penalisht nga policia ditën e sotme. Kjo pasi dy netë më parë ai njoftoi policinë për një atentat në lagjen “Isa Boletini”, ku sipas njoftimit kishte dy persona të plagosur.

Policia e Vlorës u alarmua mbrëmjen e 29 shtatorit, pas një njoftimi në Urgjencën Kombëtare për të shtëna me armë dhe për persona të plagosur. Policia ka mbërritur në vendin ku është raportuar ngjarja por nuk ka konstatua asgjë.

Në këtë mënyrë kanë nisur hetimet, ndërsa sot është zbuluar se gjithçka ishte një stisje dhe raportimi në Urgjencën Kombëtare ishte i rremë. Sot policia njofton se telefonata ka ardhur nga një 15-vjeçar i cili është nën hetim në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit të Vlorës.

Njoftimi i Policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u procedua në gjendje të lirë një 15-vjeçar, pasi më datë 29.09.2022, në mbrëmje, ka bërë njoftim të rremë në numrin e Urgjencës Kombëtare, se në lagjen “Isa Boletini” kishte ndodhur një ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull