Ambasadorja e BE dorëzon raportin e KE për 2022: Do jeni në monitorim të imtësishëm! S’këshillojmë “pasaportat e arta”

4 Minuta Lexim

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann i ka dorëzuar këtë të enjte zv.kryeministres Belinda Balluku, Raportin e Progresit 2022 të KE për Shqipërinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hohmann vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë në unison me BE sa i përket sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, teksa theksoi se tashmë vendi ynë do të jetë në monitorim të imtësishëm.

Çështja e parë që dua të theksoj është që Shqipëria i është përmbajtur historikut të saj me 100% përputhje me politikën e jashtme të BE, përfshirë sanksionet kundër Rusisë. Çështja e dytë që dua të theksoj është data 19 korrik, konferenca e parë ndërqeveritare, pra jemi në një fazë të re, është një arritje shumë e rëndësishme.  Shqipëria bëhet pjesë e ligës së parë që do të thotë se do jetë në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm dhe do të duhet udhëheqje e fortë politike, që do të jetë thelbësore për të dhënë ato reforma që duhen për të ecur në procesin e negocimit. Raporti tregon edhe ndryshimet e fundit në BE dhe i bën thirrje qeverisë të fokusohet në avancimin e reformave së bashku me opozitën. Vijimi i reformës ka vijuar, vettingu po ashtu ka dhënë progres. Në raport flitet edhe për fusha kyçe. Shqipëria ka patur ecuri edhe në luftën kundër korrupsionit. Duhet të vijojnë reformat për sundimin e ligjit, lipset zhvillimi i një bilanci të fortë”, tha Hohmann.

Ambasadorja e BE u shpreh se shqetësime ngrihen mbi lirinë e fjalës, teksa bëri thirrje për përpjekje më të forta edhe për konsolidimin e të drejtave të pronësisë.

Një fushë që ngrihet shqetësim është liria e fjalës. Bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë. Disa pr/ligje janë ende për t’u miratuar. Sa i përket kritereve ekonomike, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë. Delegacioni i BE do të vijojë në mbështetjen e vet në këtë detyrë. Dhe presion bashkëpunim me qeverinë, por edhe me institucionet e tjera kyçe”, u shpreh ajo.

E pyetur në lidhje me “pasaportat e arta”, Hohmann tha se BE nuk i këshillon, duke sjellë në vëmendje faktin se si vende të unionit që kanë ndjekur në procedurë të tillë, janë ndëshkuar duke u paditur në gjykatën e drejtësisë së BE. Një koment ambasadorja e BE pati edhe për amnistinë fiskale, duke e cilësuar si rrezik për pastrimin e parave.

Sigurisht që BE respekton sovranitetit e cilido shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe luftën në Ukrainë, do të vinte në pah disa rreziqe, e dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji, javën e shkuar një shtet anëtarë i padit në gjykatën e drejtësisë së BE për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do duhet të marrë vendimin. Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave”, tha ambasadorja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull