Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur! Nga 1991 shqiptarët kaluan përtej errësirës

2 Minuta Lexim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë sot në ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Gjatë fjalës së saj ajo foli për marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA, teksa tha se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.

Yuri Kim më tej u shpreh se në 1991 populli i Shqipërisë kaloi përtej errësirës.

“Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: “Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”.

Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës  ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur.

Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim  idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet…

Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF  ishte një prej atyre farave”, tha Yuri Kim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në Ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit”, tha ambasadorja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull