Berisha i ka të gjallë viktimat e tij!

3 Minuta Lexim

Prej ditësh, Sali Berisha i ka mëshuar fort idesë së tij personale se i ndjeri Lear Kurti është dhunuar gjer në vdekje nga Policia dhe duke shpresuar në një skenar si ai i Klodian Rashës, që për turp të këtij populli u thye Muzeu Historik Kombëtar dhe Biblioteka Kombëtare…

Nga Ardit RADA – 

Këto rreshta kam dashur t’i shkruaj muaj më parë kur Sali Berisha turrej në rrjete sociale për çështjen e një gazetari që i ‘dhunua’ fjala e lirë nga Edi Rama. Pas këtij episodi, vetëm para tre ditësh, Berishës iu çua një gazetar dhe i dhuroi një pikturë. Nuk, mjaftonte dhurata që nuk bënte pikë sensi me takimin, por i shtoi edhe komentet: “Doktor, kjo pikturë do të vlejë pas disa vitesh 100 mijë euro. Ti je shpresa e vetme”. Këtë episod po e rrëfej për të treguar se sa e pavarur është media në Shqipëri dhe se kush po i pjell portalet anonime dita-ditës.

Prej ditësh, Sali Berisha i ka mëshuar fort idesë së tij personale se i ndjeri Lear Kurti është dhunuar gjer në vdekje nga Policia dhe duke shpresuar në një skenar si ai i Klodian Rashës, që për turp të këtij populli u thye Muzeu Historik Kombëtar dhe Biblioteka Kombëtare. E nëse atëherë protestën ia udhëhiqte djali i Sali Lushës, sot ia drejton i biri i Ilir Vrenozit. E pra. PD ka ecur shumë përpara këto dy vite…

Vdekja e Laer Kurtit duhet kuptuar që nuk kënaq askënd. I vetmi që fërkon duart si me replikat e Ramës me gazetarët ashtu edhe me qytetarët që i dhunon Policia me apo pa dashje, është ai plaku që ka filluar të shfaqet edhe në emisione Showbizi. Një ditë flet për dasmën e të birit, një ditë për vdekjen e djalit të dikujt tjetër.

Dhe që t’ia bashkoj të dyja ngjarje bashkë: Ai më sipër në foto është gazetari Zamir Dule. Ikona e kronikës investigative në Shqipëri, që në sulmin e SHIK-ut të Gazidedes në 1998 mbi “Koha Jonë” mbeti i gjymtuar nga kriminelët e Saliut të I-rë. Flinte në redaksi, e gjetën në gjumë. E shembën në dru dhe më pas ia përvëluan gazetën Nikollës Lesit.

Zamiri sot jeton në Miras të Korçës, në një shtëpi të rrënuar. Nga levat e presidentit Berisha që hëngri në kokë, akt ky që figuron edhe në dosjen e Prokurorisë, ai as jep as merr më si njeri normal!

Nuk ia vlen të zgjatem më për Zamirin, sepse u takon kolegëve dhe bashkohësve të tij t’i çojnë të paktën një pako kafe a një paketë duhani. Por Berisha që ka pasion të postojë foto të vdekurish, ja ku e ka foton e viktimës së tij. Falë Zotit, të gjallë!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull