Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mbyllur dosjen për financimet ruse ku sipas tij, është implikuar Lulzim Basha.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha gjithashtu bëri me dije se ekziston një dosje tjetër që quhet “Mitrokhin”, teksa e fton kryeministrin Rama që të hulumtojë se kush është i përfshirë në të.
Sipas Berishës, dosja për financimet ruse do të vijojë, por pa dhënë asnjë detaj lidhur me këto deklarata.
Berisha: Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve.
Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave.
Në bllokimin e hetimit të kësaj çështje (financimet ruse ne PD), përgjegjësi kryesore ka Edi Rama, i cili ose e bllokoi për të marrë peng Bashën ose e bllokoi me urdhër të atyre që i kanë dhënë paratë.
Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi.