Zoti kryeminister.
Duke i ardhur ne ndihme imazheve te satelitit Alb Sat 1, po ju dergojme keto pamje tokesore nga vija bregdetare ne afersi te Parkut Kombetar te Butrintit.
Imazhet e ndertimeve ne kete zone Ministrja e Juaj e Turizmit i ka mohuar ne perballje publike duke kerkuar kohe verifikimi. Imazhi i sotem z. kryeminister eshte mjaft i qarte dhe lehtesisht i identifikueshem.
Pyetja jone per ju eshte: A eshte ne hapesiren qe ju me vendimin e qeverise e hoqet nga zona e Mbrojtur ky ndertim qe po kryhet me shpejtesi ne vijen bregdetare te Ksamilit ?
A eshte ky ndertim pjese e plazhin te gerrmuar brenda zones se Mbrojtur te Parkut Kombetar te Butrintit?
Verifikimi i ketij ndertimi mund te kryhet nga institucionet shteterore qe kane detyre mbrojtjen e prones sone te perbashket. Duke shpresuar se ky ndertim do te terheqe vemendjen Tuaj perpara se te vijne imazhet e satelitit Sat 1.
Me shpresen per nje vendimmarje te shpejte nga ana juaj.
Forumi per mbrojtjen e trashegimise kulturore