Çollaku: Berisha thotë vetëm “unë”, nuk e ndihmon bashkimin e PD-së

1 Minuta Lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar mbledhjen e kryesisë së Rithemelimit nga Sali Berisha.

Ai u shpreh gjatë një interviste në “Dritare Tv” se Berisha nuk po e ndihmon bashkëpunimin për bashkimin e PD-së, pasi sipas tij, kreu i PD i vendos vetë datat për takime dhe kandidatët për zgjedhje.

“Berisha ka thirrur kryesinë dhe do të shpallë datat e primareve, është një veprim i njëanshëm, nuk e ndihmon bashkëpunimin. Nuk mund të shpallësh data në mënyrë të njëanshme kur nuk e di si do të jetë reagimi i palës tjetër. Nuk ka nevojë për këtë nxitim sot.

Nëse paradite ka takime për negociata dhe pasdite mbledh strukturat dhe thotë unë vendos datat, unë vendos kandidatët, e çfarë marrëveshje është kjo?” u shpreh Çollaku.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull