Ekzekutimi i Erion Çelës në lokalin në Don Bosko/ Policia zbulon kush ishte shënjestra dhe autori

1 Minuta Lexim

Policia e Durrësit ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ekzekutimin e 35-vjeçarit Erion Çela, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, në një lokal në Don Bosko më 4 janar 2022.

Policia bëri me dije se shënjestër e këtij atentati ka qenë një shtetas dhe nipërit e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Crroj, si objektiv i atentatit që ka qenë i akuzuar në Itali për trafik drogë si dhe dy nipat e tij, Blerim Çela, dhe Erion Çela, ky i fundit mbeti viktimë e atentatit.

Por pavarësisht porosisë dhe planifikimit, dy vëllezërit e arrestuar, Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Porosia per kete vrasje ishte dhene nga Kasander Noga, i cili eshte i arrestuar ne Belgjike.

Sipas bluve, vrasja e këtij shtetasi “nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi Adriatik Çela. alias Eerion Çela dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë”.

“Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit”, bëri me dije policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull