Elon Musk merr me qira kështjellën e famshme të Drakulës, paguan çmimin marramendës për një natë

2 Minuta Lexim

Në disa pjesë të botës, tashmë është dita e Halloween. Për shkak se bie të hënën, shumë njerëz kanë festuar tashmë në natën e 30 tetorit. Disa nga më të pasurit dhe më të fuqishmit në botë, janë mbledhur në kështjellën e Transilvanisë të quajtur Bran.

Siç u raportua nga media rumune gjatë fundjavës, vendi kishtë 140 të ftuar të profilit të lartë gjatë fundjavës, duke përfshirë Angelina Jolie, Sergey Brin dhe Larry Page të Google, Steve Jurvetson të SpaceX dhe Peter Thiel të PayPal. dhe Luke Nosek.

Organizatori i festës dyshohet se ishte Elon Musk , i cili gjithashtu u tha se kishte marrë me qira vendin për festimin në këmbim të 75,000 euro sipas botimit lokal Ziare.com.

Sipas CNN thuhët se disa burime të njohura rumune pretendojnë se Musk jo vetëm që nuk erdhi në vendlindjen e Drakulës, por nuk ishte as ai që organizoi festën.

Ishte ose jo, Kalaja Bran ishte vendi ku mbrëmë u mbajt një festë vigane. Vendi, i konsideruar nga disa si një nga shtëpitë e vampirit legjendar Drakula (për shkak të lidhjes me Vlad the Impaler, njeriun që frymëzoi personazhin Bram Stoker), është vendi ku njerëzit e pasur shkojnë për shumë vite për të festuar një Halloween të duhur.

Sa i përket Musk, kur festa ishte në ecje të plotë, ai ishte i zënë duke u përballur me ish-udhëheqësit e Twitter-it, avokatët që i përfaqësonin ata dhe The New York Times, por edhe duke pyetur njerëzit nëse Vine duhet të rikthehej.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull