Elsa Lila “rikthehet”, pas problemeve me drejtësinë italiane

1 Minuta Lexim

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila, është bërë e “gjallë” në rrjetet sociale disa muaj pas arrestimit të saj në Itali, ku u akuzua se ishte e përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Vetëm disa javë pas arrestimit të saj, ku së bashku me këgëtaren shqiptare ranë në pranga dhe disa shqiptarë të tjerë, daja i saj, avokati Saimir Visha theksoi se Elsa kishte dalë nga burgu dhe ndaj saj kishin rënë të gjitha akuzat.

Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e Instagramit ku ka postuar një set me fotografi nga fotografi i mirënjohur shqiptar, Fadil Berisha, si dhe ka njoftuar se një këngë do të vijë së shpejti nga ajo.

Elsa kishte munguar jo pak në rrjetet sociale, pasi të shumtë kanë qenë fansat dhe miqtë e saj të cilët i kanë uruar mirëseardhjen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull