Arber Dalmati
ERE ky institucion fantazem qe pak kush e di se cfare perfaqeson, thuajse inekzistent, te shkeputur teresisht nga realiteti, papritur kthehen ne qender te vemendjes per nje vendim te marre me nje farse proceduriale ne shkelje te plote me ligjin.
Megjithe diskutimet e parlamentit dhe qeverise per nevojen e vendosjes se fashes, te debateve te shumta te zhvilluara ne cdo ekran televiziv, gjate gjithe muajve te krizes energjitike, vetem ERE mungon, nuk flet, nuk prononcohet asnjehere.
Duhet te ishte pikerisht ky institucion “i pavarur” qe te dilte para popullit dhe te jepte sqarime, te argumentonte nevojen ose jo te kesaj mase qe do te rendoje direkt ne xhepat e konsumatoreve, te bente propozimet per rruget e daljes nga kjo krize.
Po ne te vertete ERE qe drejtohet sot nga Petrit Ahmeti, personi i akuzuar drejtperdrejte nga Prokuroria per lidhjen direkte te tij me ceshtjen CEZ-DIA dhe kumbari i shitjes se HEC-ve te Ulzes Shkopetit dhe Bistrices tek Kurum, ai qe duhet te perfaqesonte figuren me te larte te sektorit te energjise ne vend, vihet ne sherbim te qeverise dhe tregtareve te energjise.
Po sigurisht sot kur e gjithe bota zien per krizen energjitike dhe mundohen per te gjetur zgjidhje, po ta shikosh aktivitetin e ERE-s, vendimet e vetme qe marrin me zell te madh jane dhenia e licencave per prodhuesit dhe tregtaret e energjise dhe eshte e lehte te kuptosh se pse jane kaq te interesuar per keto vendime.
Tashme dikush duhet te sqaroje, a eshte ende ne fuqi vendimi i fashes mbi 800 kWh per konsumatorin familjar? Si do te llogaritet konsumi muajt ne vijim? Si eshte perllogaritur cmimi i tregut per konsumin mbi 800 kWh?
Ti leme keta pseudo eksperte qe te vetmin funksion kane te perdoren vetem si seksere te vjedhes se energjise me kompanite serbe. Le te vrase mendjen vete populli si do te zgjidhet enigma e cmimit te energjise.