Eva Allushi
Ka prej nesh qe nuk jemi me Sali Berishen. Por bejme thirrje per nje vleresim me te drejte e te gjykuar te Profesoreve.
Ne kete boten e vogel shqiptare jo gjithshka rrotullohet rreth politikes.
Ka dhe frymore te tjere…
Te gjykosh mbi pagen e Profesoreve mbi faktin se ata merren dhe me projekte etj, eshte njelloj si te kerkosh uljen e pagave te ministrave, meqenese jane dhe ne borde te tjera, ku paguhen.
Por ne nuk e kerkojme kete sepse niveli i pages eshte ne respekt te kontributit e hierarkise.
Ka patur dhe ka dhe ministra te pandershem, por nuk mund te penalizojme kabinetet qeveritare dhe te ndryshojme strukturen e tyre te pagave.
Cdo profesor, cdo minister, cdo mjek, cdo mesues HAJDUT mbetet objekt i organeve te drejtesise.
Ka ministra te paafte, doktore te paafte, profesore te paafte, inxhiniere te paafte, por kjo nuk ka lidhje me respektin ndaj te aftit e kontributin e tij. Nuk ka me ndeshkime kolektive. Ne sistemin tone pergjegjesia eshte individuale.
Cdo profesor qe iken jashte e nderon Shqiperine ngado.
Fajet e sistemit nuk i atribuohen individit.
Sot kerkohet nje rivleresim mbi strukturen e pagave. Ceshtje te tjera, plage te sistemit, jane pa dyshim ne qender te shqetesimeve te te gjitheve, edhe te stafit akademik.
Ketu nuk ka asgje personale. Kushdo qe te ishte ne pushtet do te perballej me te njejtat kerkesa.
Madje, jemi vone.