Fatbardh Marku në skenografinë shqiptare

5 Minuta Lexim

Mevlan Shanaj                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                Fatbardh Marku në skenografinë shqiptare është padyshim emri më sugjestionues dhe zakonisht ky bashkëpunëtor i magjishëm ka lulëzuar në teatër dhe në ekran paralelisht! Përvoja ime më e pashlyera është në ekran. Pasioni dhe talenti i tij kulmoi me “pushtimin “ në tjatërsim artistik apo kronikal të Tiranës në filmin “ Plumba perandorit”. Në atë kohë mjeshtri i ditur i kinemasë Gëzim Erebara, pati thënë” Është çmëndur Mevlani, si do e sjellin atmosferën atij momenti, pasi e mbante ment mirë atë ndodhi! Kishte qenë dëshmitar! kur doli filmi, Erebara më tha: Kërkoi falje, e kishit krijuar atmosferën shumë bindëse, në sajë të një skenografie autentike! Ja pra çfarë i dha Fatbardh Marku një filmi me përmasa aq të vështira. Në atë film mjeshtria e tij harmonizoi disa interiore, si hotele, salla gjyqi, burgun etj dhe sheshet nëpër Tiranë, disa sheshe dhe mbi të gjitha vendin qendror të ceremonisë, për pritjen e Mbretit Viktor Emanueli, ku djaloshi nga bregu 17 vjeçari Vasil Laçi kreu atentatin,e dështuar, që përfundoi me varje pas 17 ditësh.Është një ndër punët më të mëdha nga një piktor në ekranin shqiptar ! Edhe pas 42 vjetësh kam mall për profesionalizmin përkushtimin e një bashkëpunimi të përmasave aq madhëhtore. Fatbardh Marku do ta di për nder dhe si model krijues në ekran. Ti vazhdon të kesh suksese të panumërta në teatër , por së fundi me magjinë koloristike të vetrazhve më ke afruar gjithnjë më tepër me botën mistike që shikonim në kupolat kishtare, ti na i ke bërë jetësore në mjediset sociale! Përgëzime dhe për skicat bardhë e zi! Unë ruaj një kujtim nga ti në shtëpi! U them miqëve, këtë portret e kam dhuratë nga Fatbardh Marku! ( Me sa duket krenohem)Bardhi, prej shumë vitesh që njihemi, kam vënë re një modesti të çuditshme, që nuk para është tipike për racën tonë. Ti e di që raca jonë , këtu ndër ne ka si mallkim delirin! Mos ke diçka mistike si kjo foto prej asketi?!!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull