Kryeministri Edi Rama nga takimi me të rinjtë ka risjellë edhe njëherë në vëmendje akuzat e opozitës për shpenzimet lidhur me fluturimet e tij me charter.
Rama tha se kjo është një gënjeshtër që vjen nga llumi i shoqërisë.
“Ju bën të mos shikoni me sy veten, jo më qeverinë, e jo më të angazhoheni, por të ikni, se ka ardhur puna që ky pallosh 2 metra lekët tona i përdor për të ndenjur në ajër.
Si i bëhet me këtë lloj rrace, me këto shqiptarë që janë llumi i llumit të llumit të këtij populli, që kanë vetëm rrena e rrena”, tha Rama.