Grabitja e Rinasit/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për anëtarët e grupit kriminal: 20 vite burg për Çalën, nga 17 vite për 7 të tjerët

1 Minuta Lexim

Gjykata e Posaçme ka zbardhur ditën e sotme vendimin për grabitjen e Rinasit ku ka dhënë dënimet respektive për grupin kriminal përgjegjës për krmin.

Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vit burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg.

Pjesëtarët e tjerë të grupit që mori pjesë në mega-grabitjen e aeroportit të Rinasit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi do të dënohen me nga17 vite burgim, dënime të cilat do t’i vuajnë në një burg të sigurisë së lartë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull