‘HIMARS-M30A1’, armë të reja më vdekjeprurëse shfaqen në Ukrainë

1 Minuta Lexim

Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e armatosura të Ukrainës arrin vlerën e 675 milionë dollarëve. Në paketën e 20-të të ndihmave amerikane gjenden 100 transporterë Humvee, për mbrojtjen e ushtarët ukrainas në front. Lartë në listën e armëve që dërgohen është edhe municioni për artileri HIMARS (High Mobility Artillery Missile Systems). Presidenti amerikan Joe Biden, para dy ditësh ka njoftuar dhe për një paketë të re ndihme.

“HIMARS” janë konsideruar si ndër armët më të rëndësishme dhe shkatërruese të cilat kanë ndërruar dhe rrjedhën e luftimeve në shumë rajone të Ukrainës, duke sjellë dhe çlirimin e shumë fshatrave së fundmi në Kherson.

Është llogaria në Twitter ‘Ukraine Weapons Tracker’, e cila thotë së ukrainasit kanë përdorur sistemet raketore amerikane HIMARS të llojit M30A1.

“Ukraina ka marrë një lloj të ri rakete për #HIMARS, raketa të drejtuara M30A1 të dizajnuara për bllokimin e fuqisë punëtore. Këto raketa shpërthejnë ndërsa janë ende në ajër, duke siguruar një zonë të madhe shkatërrimi (parimi i funksionimit është qartë i dukshëm në video).”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull