Dashnor Kokonozi
Më vijnë shpesh në mendje fjalët e një gazetareje ukrainase kur filloi konflikti. Si një Kasandër e vërtetë, parashikoi diçka të tmerrëshme, lodhjen dhe braktisjen e opinionit botëror ndaj asaj që po ndodhte. Dhe lutej: Ju lutem mos u ndjeni të lodhur duke na mbështetur, kemi nevojë si ajri për përkrahjen tuaj, për kurajon dhe mbështetjen që na jepni!
Kjo luftë, thoshte, do të zgjasë dhe unë kam frikë se lajmet për djegien dhe shkatërrimin e qyteteve tona, të vrasjes së fëmijëve tanë dhe bombardimit të spitaleve tona, rutina do të bëje që t’u ngjajnë lajmeve për një incident të rëndomtë në rrugë apo një evenimenti të rradhes. Ju lutem mos u mësoni me lajmet për vrasjen e fëmijëve dh eburrave tanë, bëni çmos që bombardimi i qyteteve tonë të mos hyjë në radhën e kronikave të rëndomta që dëgjoni çdo orë të ditës…
Në sferën virtuale shqiptare, fillimi ishte katastrofik, në mos i turpshëm. Nuk e di nga dolën të diturit e liftës dhe paqes ata që filluan të tallen me “komikun” Zelenski që deshka të bëjë ballë Vledimir Vladimiroviçit. Se për tekat e tij Zelenski po vret popullin… Indirekt, këto shpirtra të frikësuar dhe skllavëruar bënin thirrje për të ulur kokën dhe futur nën zgjedhën e regjimit despotik të Putinit, ndërkohë që rusët ikin përditë nga atdheu i tyre!
Pastaj ishim ne të tjerët, që nuk na mungoi empatia për rezistencën ukrainase që askush nuk e kishet pritur të ishte në atë lartësi por që me kohë lajmet që vinin nga fronti (një luftë në Evropë kjo) nisën të na duket ashtu siç e kishte parashikuar ajo kasandra ukrainase: horroret e vendit të saj nën predhat ruse, i dëgjonim në të njëjtin nivel me fjalimet e Ilir Metës dhe golat e Ligës së futbollit…
Pastaj ishte Kino Ditari.
Një njeri i ndjeshëm, plot vullnet e dëshirë të bënte me dije çdo sukses të ushtrisë ukrainase, që me humanizëm dhe pasion të palëkundur denonconte krimet ruse, kristalizimin e tipareve t ëmbrapshta dhe shndërrimin e Rusisë në një shtet nazist, që nuk ndalet para krimeve të papranueshme në një botë që tashme po përgatitej të vinte këmbët në Mars..
Dhe ju siguroj se nuk e njoh personalisht. Nuk jam i sigurt as për emrin e tij të vërtetë, vetëm se dyshoj se duhet të jetë një përkthyes i talantuar (midis të tjerash nga anglishtja) se ka bëtë një punë kolosale për përkthimin e ndonjërës prej kryeveprave më të vështira të shekullit të shkuar.
Ajo që di mw mirë dhe e kam ndjekur në vite, është ekspertiza jo e zakonshme që ka për kinemanë shqiptare dhe atë botërore, zbërthimin e ideve kinematografike, të gjuhës filmike, të evolucionit të kinemasë, të veçorive dhe prurjeve të regjisorëve të veçantë etj.
Në instancë të fundit më duket se ha pak majtas, por kush nuk është pa të meta: -))
Chapeau bas, Kino! E admiroj pasionin tuaj në çështje të tilla të fisme!