Saranda është një ndër qytetet e shquara për talentet e shahut në vendin tonë.
Ky sport i veçantë i cili në heshtje nxjerr talenta të moshave nga më të ndryshme, na kujton herë pas here që është këtu mes nesh duke na dhuruar tituj që na bëjnë krenar.
Kelvin Kosta është 15 vjeçari nga qyteti i Sarandës i cili është shpallur kampion Ballkani në shah.
Kampionati i shahut u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022.
Ka qenë kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i cili ka publikuar lajmin, duke e uruar të riun kampion.
“Urime Kampionit tonë! Kelvin Kosta shpallet Kampion Ballkani në Kampionatin Ballkanik të Shahut,që u zhvillua në Cetinje të Malit të Zi në datat 1-5 Tetor 2022”, shkruan Gurma.