Ilir Meta, presion Berishës: S’ka më një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, vendos çfarë do bësh

3 Minuta Lexim

Ilir Meta është duke i bërë presion Sali Berishës, për kandidatët e zgjedhjeve vendore.

Gruaja e tij Monika Kryemadhi, në një intervistë për emisioni “Ora e Betit” ka shprehur rezervat e saj për procesin e primareve të propozuar nga Sali Berisha për të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkish.

Kontestimi i parë ka të bëjë për përfshirjen e simpatizantëve pasi sipas saj i jep mundësi të PS të kamuflohet brenda tij.

Kryemadhi tha se personat që rrethojnë Berishën duhet ta ndajnë mendjen nëse duhet të zgjedhin një kandidat që është opozitar apo një kandidat që nuk i prish biznesin.

“Primaret bëhen me anëtarët e PD apo me simpatizantë?Me simpatizantë ti çon Erion Veliaj  treçerekun e simpatizantëve këtu të partisë në Tiranë që ti bleu në zgjedhjet e 25 prillit.

Për mua primaret bëhen në një vend demokratik, Shqipëria nuk është vend demokratik. Primaret po të ishin bërë do ishin bërë në maj. Në shtator duhet të kishte nxjerrë kandidatët dhe të kishe mbushur sheshet.

Duhet ta ndajnë mendjen dhe ata që e rrethojnë Doktorin, një dorë në revani dhe një dorë në bakllava nuk ka më.

Ata që rrethojnë doktorin të bëjnë primare që të zgjedhin Bledin se është më afër me ne dhe bizneset tona dhe jo Betin se është opozitare dhe na prish koncesionet, nuk mund të vazhdojë pa fund.

Populli nuk është budalla. Sa më shumë  të zgjasësh primaret…njëlloj si Lulzim Basha. Sa më shumë të vonohet PD për primaret aq më i kontestuar bëhet procesi. Për ne nuk është problem, jemi dy itentitete të ndryshme por jemi në një llogore”, tha Kryemadhi.

Ish-kryetarja e LSI-së tha se zvarritja e publikimit të kandidatëve është në favor të Edi Ramës.

“Zvarritja e pozicionimit të qartë të kandidatëve është efektivitet maksimal për Edi Ramën dhe Erjon Veliaj, sidomos për Tiranën.

Në bashkitë e mëdha ku interesat financiare të Ramës, Rilindjes, grupeve, bandave ekonomike dhe oligarkëve janë të mëdha, duhet të jesh i qartë se humbet përfundimisht opinionin publik dhe vret atë pak fije shprese”-tha Kryemadhi”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull