Italia ka rezerva të mjaftueshme gazi për dimër

1 Minuta Lexim

Ministri i Energjisë i Italisë Roberto Cingolani deklaroi sot se vendi i tij do të jetë në gjendje të shmangë mungesën e energjisë gjatë dimrit me gazin ekzistues të depozituar dhe dërgimin e planifikuar, nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar.

Ai tha për televizionin shtetëror RAI 3 se kapaciteti i depozitës së gazit është mbi 90 për qind i mbushur dhe se do të ketë dërgesa të reja të kësaj energjie.

Nëse nuk është një dimër shumë i ftohtë dhe situata në Ukrainë nuk përkeqësohet, Italia do të jetë në gjendje të sigurojë furnizimin me energji gjatë dimrit, theksoi Zingolani.

Ministri italian theksoi se problemi aktual nuk është disponueshmëria e gazit, por çmimi i tij.

Grupi energjetik Eni, importuesi më i madh i gazit rus në Itali, njoftoi të shtunën se nuk do t’i dorëzohet gazi që ka porositur për fundjavën dhe se pret që situata të mos ndryshojë as nesër për shkak të dëmtimit të tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull