Kërkimet për naftë në Shpirag, Bejtja: Në 2028 priten 100 mijë fuçi në ditë

1 Minuta Lexim

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilir Bejtja thotë se investimi i Shell për të nxjerrë naftë në Shpirag pritet të finalizohet në 2028.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bejtja u shpreh se investimi në Shpirag ka një vlerë prej 600 mln eurosh dhe përdor teknologjinë më të përparuar për të nxjerrë naftë nga një thellësi mbi 5 mijë metra.

“Ka pasur rezultate intriguese, por akoma të jo të konsoliduara. Nxjerra e naftës është një proces i vështirë. Në industrinë e naftës është procesi i vlerësimeve gjeologjike dhe sizmike që japin një panoramë për nëntokën.

Ka filluar të nxirret një sasi naftë por që nuk është komerciale. Në 2028 pritet që nafta të jetë plotësisht komerciale dhe të arrijmë pritshmëritë e Shell për të nxjerrë 100 mijë fuçi në ditë”, tha Bejtja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull