“Kurti s’do ta pranojë planin franko-gjerman, mund të japë dorëheqjen”

1 Minuta Lexim

Gazetari nga Kosova Xhemajl Rexha thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta pranojë propozimin e Francës dhe Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se mundësia më e madhe është që Kurti të japë dorëheqjen dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Gjasat është që Kurti s’do ta pranojë planin franko-gjerman dhe që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Një prej opsioneve është që Kurti të japë dorëheqjen, pasi propozimi nuk është i duhuri.

Duke thirrur zgjedhjet e reja ai mund të përfitojë më shumë duke u rizgjedhur me më shumë vota”, tha gazetari.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull