Kuvendi, mocion me debat për drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë

1 Minuta Lexim

Kuvendi nis seancën plenare me kërkesë për thirrjen e drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë në seancë plenare, si dhe kërkesë për mocion me debat publik urgjent në Kuvendin e Shqipërisë

Në seancën e sotme plenare Kuvendi do të zhvillojë interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.

Po ashtu në seancën e Kuvendi shqyrtohet projektligj për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë, mbi bashkëpunimin ekonomik japonez për projektin për përmirësimin e pajisjeve për konservimin, restaurimin dhe mjedisin ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”.

Gjithashtu do të shqyrtohet projektvendimi për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Mjedisin dhe Bujqësinë, si pjesë e Komisionit përVeprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull