“Luftë” mes pozitës e opozitës në Serbi: Po e humbim Kosovën

1 Minuta Lexim

Ditëve të fundit në Serbi ka filluar një debat mes palëve kundërshtare për Kosovë dhe politikat që do të duhet të ndjek qeveria serbe në dialog, meqë po alarmohet se “Kosova po humbet”.

Akademikëve serbë, disa lëvizje opozitarë dhe një pjesë të profesorëve që kërkuan rikthimin e Kosovës nën Serbi, duke kritikuar qeverinë aktuale për politikat që po ndjekë, u është përgjigjur ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç.

“Disa prej tyre janë shkrimtarë të proklamuar, disa të tjerë, me sa duket, nuk dinë se çfarë bëjnë dhe mendojnë se janë OJQ dhe iniciatorë të peticioneve, ndërsa në fakt janë politikanë dhe deputetë. Të tretët janë me të vërtetë nga disa OJQ ose janë intelektualë ‘të lirë’, por do të donin të ishin në një lloj qeverie, mundësisht të komandonin ushtrinë dhe policinë”, tha Stefanoviç.

“Të gjithë së bashku, sado që përpiqen të jenë ndryshe, duan vetëm një gjë. S’ka të bëjë me Kosovën, dëshira e tyre është thjesht politike, për të rrëzuar Aleksandër Vuçiç-in”.

Të martën një pjesë e opozitës në Serbi, profesorë dhe akademikë, publikuan një Proklamatë për tubim “në mbrojtje të Kosovës”, meqë sipas tyre, Vuçiç po e humb betejën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull