NATO i bën thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin për marrëveshjen e grurit

1 Minuta Lexim

NATO i ka bërë thirrje Rusisë që të ndryshojë urgjentisht vendimin e saj në një marrëveshje për eksportin e grurit pasi vendi vendosi të tërhiqet nga marrëveshja të shtunën, shkruan skynews.

Në një lutje drejtuar Moskës, aleanca ushtarake i ka kërkuar Vladimir Putinit të rishqyrtojë vendimin e tij për të mundësuar që ushqimi “të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë”.

“Presidenti Putin duhet të ndalojë së përdori ushqimin “si armë” dhe t’i japë fund luftës së tij të paligjshme kundër Ukrainës,” tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të rinovojë urgjentisht marrëveshjen.

Rusia pezulloi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja pasi akuzoi Kievin për kryerjen e një “sulmi terrorist” në një flotë anijesh të Detit të Zi në Krime.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull