Më 26 shtator 1983, nënkoloneli i Bashkimit Sovjetik, Stanislav Petrov, kishte parandaluar një luftë bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BRSS-së.
Në ekranin e kompjuterit të tij, sistemi i paralajmërimit të sulmeve raketore të BRSS-së, kishte shfaqur fjalën “Lëshoje” për shkak të propagandës sovjetike kinse një raketë balistike ndërkontinentale amerikane (ICBM) ishte lëshuar dhe ishte drejtuar drejt BRSS-së.
Së pari, ishte paralajmëruar vetëm një raketë, por më pas një nga një, derisa sistemi raportoi se ishin lëshuar gjithsej pesë të tilla.
Petrov papritmas e kishte gjetur veten përpara vendimit më të rëndësishëm të jetës së tij, ose ta raportonte alarmin se një raketë balistike ishte nisur drejt BRSS-së ose ta anashkalonte atë.
“Raportimi do të kishte një farë kuptimi. Administrata e Reganit kishte një qëndrim shumë më të ashpër kundër sovjetikëve sesa administratat e Carter, Ford ose Nixon para saj. Kishte arsye që Petrov të mendonte se mjeshtëria e Reganit ishte përshkallëzuar në një shkëmbim aktual bërthamor”, shkruan ‘Vox’.
Megjithatë, Petrov nuk e raportoi “sulmin” e ardhshëm. Ai bashkë me stafin i tij arritën në përfundimin se ajo që po shihnin ishte një alarm i rremë.
“Sistemi ngatërroi reflektimin e diellit nga retë për një raketë. Petrov parandaloi një luftë bërthamore midis sovjetikëve, të cilët kishin 35,804 koka bërthamore më 1983 dhe SHBA-ve, që kishte 23,305”.
Parandalimi i vdekjes së qindra miliona, nëse jo miliarda, njerëzve ishte një vendim i kushtueshëm për Petrov.
Sipas David Hoffman të Washington Post, ai “u mor në pyetje pa pushim më pas dhe nuk u shpërblye kurrë për vendimin e tij”.
Pas Luftës së Ftohtë, Petrov do të merrte një sërë lavdërimesh për shpëtimin e botës. Ai u nderua në Kombet e Bashkuara, mori Çmimin e Paqes në Dresden të Gjermanisë dhe u profilizua në dokumentarin “Njeriu që shpëtoi botën”.
“Unë isha në vendin e duhur në kohën e duhur,” u tha ai regjisorëve, transmeton ‘Vox’.
Ndryshe, një raport i vitit 1979 vlerësoi se një sulm i plotë sovjetik mbi ShBA-të do të vriste 35 deri në 77 për qind të popullsisë amerikane – ose midis 82 milionë dhe 180 milionë njerëzve. Kundërsulmi i pashmangshëm i ShBA-ve do të vriste 20 deri në 40 përqind të popullsisë sovjetike, ose midis 54 milion dhe 108 milion njerëz.