“Nuk shkoi mirë”/ I bleu një dhuratë të “veçantë”, Kate Middleton mërzitet me princ Wlliam

2 Minuta Lexim

Por princi së fundmi ka treguar në një podcast se nuk ia thotë shumë për dhurata. Madje rrëfeu sesi njëherë Kate u mërzit sepse ai i kishte dhuruar një palë dylbi.

“Unë i dhashë gruas sime një palë dylbi një herë. Ajo kurrë nuk më la ta harroj këtë gjë. Nuk shkoi mirë. Sinqerisht, nuk e kam idenë pse i bleva asaj një palë dylbi, dukej si një ide e mirë në atë kohë”.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II, lajmet e familjes mbretërore dominojnë rrethin e Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm. Kate Middleton është një nga anëtarët më të dashur të familjes mbretërore dhe mediave.

Middleton është nëna e tre anëtarëve mbretërorë që kanë një linjë të drejtpërdrejtë të trashëgimisë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar. Emri i saj është Catherine Elizabetë Middleton.

Ajo është gruaja e Princit William, i pari në radhë për të pasuar babanë e tij si mbret i Mbretërisë së Bashkuar. Kate Middleton është Dukesha e Kembrixhit dhe ka të ngjarë të bëhet mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar.

Si mbretëresha e ardhshme e Anglisë, Kate Middleton duhet të ndjekë shumë rregulla. Një nga më të çuditshmet është se ajo nuk mund të hajë makarona, patate dhe oriz. Edhe pse Kate Middleton ka në dispozicion një ‘ushtri’ kuzhinierësh personalë për të gatuar çfarë të dojë, dukeshës i ndalohet të hajë ushqime të caktuara. Mbretërit anglezë ndjekin rregulla shumë të sakta se çfarë të sillnin në tryezë. Për shembull, mbretërorëve u ndalohet të hanë mish të papërpunuar dhe ushqim deti, për të shmangur helmimet e mundshme.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull