PD zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka sqaruar zhvillimet e kësaj të hëne, për një bashkëpunim të mundshëm me grupin e drejtuar nga Sali Berisha:
“Vendimi i sotëm i grupit të PD për të përcaktuar një kontakt me grupin tjetër, nuk është asgjë tjetër veçse:
-Qendrim koherent me platformen e grupit parlamentar, te prillit, per te mbajtur bazen te bashkuar
– Një hap për të mundësuar bashkëpunimin elektoral në të mirë të zgjedhjeve lokale
– Nje hap që PD të maksimalizojë votat për të mundur kandidatët e Rilindjes dhe te Edi Rames:
– E vetmja rrugë për të bashkuar demokratët e thjeshtë që të votojnë në zonat vendore për një kandidat zonal të vetëm të PD dhe të opozitës mundësisht
– Nje hap qe konsideron dhe bazohet ne faktin se zgjedhjet e radhes jane zgjedhje lokale ku roli dhe pesha kryesore bie mbi strukturat vendore
– Nuk eshte hap PAS i qëndrimit të PD sa i përket deputetit Sali Berisha, shpallur non grata nga SHBA. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Orientimi perëndimor dhe në krah të SHBA është i padiskutueshëm.
– Sali Berisha mbetet dhe do të jetë jashtë çdo qasje bashkimi e bashkëpunimi si individ e deputet përderisa është non grata”, thuhet në reagim.