Endri Shabani
Ka më shumë se 1 muaj që qeveria po lëshon ultimatume, po shkakton një dhunë psikologjike tek qytetarët, duke i kërcënuar me dritën, duke i kërcënuar nëse nuk fikin një llambë.
E në këtë fushatë dhune psikologjike, leksionet vijnë nga ata politikanë që hanë darka me taksat e shqiptarëve te Nusreti, apo flenë në hotele me 700€ nata.
Janë këta politikanë që u kanë falur miliona euro faturë të papaguar energjitike institucioneve, i kanë dhënë ish-kompanisë koncesionare 400 milionë euro dhe kanë lënë 20 mijë familje sot me kandil, si në mesjetë.
A janë këta shembulli i duhur për të dhënë leksione?!
