Polonia kontrollon gjendjen e strehimoreve ndaj bombave

1 Minuta Lexim

Shërbimet zjarrfikëse polake po kontrollojnë gjendjen e strehimoreve të bombave të vendit dhe po përpilojnë një inventar.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar një zëvendës ministër polak.

Polonia, anëtare e NATO-s, ka siguruar qytetarët se vendi i saj në aleancë garanton sigurinë e tyre nga sulmi rus.

Por, ngjarjet në Ukrainën fqinje kanë sjellë në fokus nevojën për t’u përgatitur për mundësinë e një sulmi raketor.

“Ne kemi 62 mijë objekte të tilla në të gjithë vendin”, u shpreh zëvendës ministri i Brendshëm Maciej Wasik për transmetuesin privat Polsat News.

Sipas tij, zjarrfikësit po kontrollojnë gjendjen e tyre, nëse janë të pajisur dhe nëse janë të përshtatshëm për përdorim.

“Nëse jo, ne do të ndërmarrim hapa për t’i përshtatur ato”, shtoi zyrtari polak.

Wasik tha se Polonia nuk ishte nën kërcënim, por po përgatitej për skenarin më të keq.

“Këto janë aktivitete rutinë”, nënvizoi ai. “Ky aksion ishte planifikuar kohë më parë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull