Porositi dy vrasje, flet polici i burgjeve: Pse ua dhashë 3 500 euro vëllezërve Beqiraj

1 Minuta Lexim

Polici i burgjeve në Durrës, Flamur Bejko është përmendur nga vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si porositësi i vrasjes së dy personave për shkak të konflikteve që kishin me të.

Bejko i ka mohuar këto akuza, por ka pranuar se i ka dhënë 3 500 euro borxh njërit prej vëllezërve Beqiraj me argumentin se ai do të bënte disa dokumente për punësim në Greqi.

Ndërkohë, policia dyshon se Bejko kërkoi vrasjen e dy personave në fjalë pasi kishin konflikte me njeri-tjetrin.

Sa i përket ushtararkut Altin Çelami, edhe ai i arrestuar dje, mësohet se nuk ka patur një rol aktiv në grupin kriminal, por u siguronte atyre armë ose magazinonte armët që kishin përdorur.

Ndërkohë, ditën që ndodhi rrëmbimi i Indrit Beqirajt në autostradë, autorë janë personat e shpallur në kërkim, pjesë e grupit të Aleksadër Lahos i njohur me nofkën Rrumi i Shijakut.

Nga verifikimet ka rezultuar se ata i kanë mbajtur në vëzhgim vëllezërit Beqiraj për llogari të tyre dhe nuk kanë pasur dijeni për atentatin që Indrit dhe Gentjan Beqiraj do kryenin për llogari të efektivit të burgjeve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull