Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat ka thënë se është krah pedagogëve që kanë lajmëruar grevë dhe bojkotim të mësimit në rast se qeveria nuk pranon rritjen e pagave.
I pyetur përse po vonojnë protestat dhe vjeshta e “nxehtë” që paralajmëruan kreu i PL-së dhe Berisha, ai u shpreh se: “Protestat do të jenë nga ndër më të ndryshmet dhe do të jenë të bashkëshoqëruara me zgjedhje. Ua kam thënë, zgjedhje dhe protesta.
Përditë kemi protesta, ja nesër është ajo e pedagogëve. Nuk ka protestë më kombëtare, të gjithë duhet t’i mbështesin. Sot a ka mundësi të bëhen zgjedhjet vendore? Nesër Shqipëria do të gdhihet më mirë.
Unë kam qenë vetë president dhe është detyrë e tij që t’i thërrasë dhe t’i dëgjojë. Unë i thashë presidentit të shpallë dekretin një orë e më parë. Mbështes çdo vendim të tij”, tha Meta.