Scholz-Macron diskutojnë politikën evropiane

1 Minuta Lexim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të mbërrijë sot në Paris ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar politikën evropiane.

Fillimisht, Këshilli i Ministrave Franko-Gjerman ishte planifikuar të mblidhej në Fontainebleau, pranë Parisit, por takimi u shty javën e kaluar.

“Takimi është shtyrë për arsye koordinimi për çështjet dypalëshe”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Pallati presidencial “Élysée” tha se duhej më shumë kohë për koordinimin në mbrojtje dhe energji, dhe se vonesa nuk nënkuptonte asgjë rreth gjendjes së marrëdhënieve franko-gjermane.

Pavarësisht vonesës, Scholz dhe Macron u takuan të enjten përpara një samiti të BE-së në Bruksel, ku kryesisht folën për përgatitjen e konsultimeve me 25 liderët e tjerë të shteteve dhe qeverive në bllok.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull