Senatorja amerikane në Tiranë, takime me Begajn, Ramën dhe përfaqësues të opozitës

1 Minuta Lexim

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen zhvilloi një vizitë këtë të shtunë në Tiranë, ku u takua me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe përfaqësues të opozitës.

Lajmin e bëri të ditur ambasada amerikane përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thekson se Shaheen edhe me të evakuuarit afganë që u mirëpritën nga vendi ynë.

“Senatorja e New Hampshire në Shtetet e Bashkuara Jeanne Shaheen vizitoi Shqipërinë sot për të ndërvepruar me zyrtarë shqiptarë dhe për t’u takuar me të evakuuarit afganë. Senatorja Shaheen u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një sërë përfaqësuesish nga qeveria dhe opozita. Ajo u takua gjithashtu edhe me disa prej shumë të avakuuarve afganë që Shqipëria mirëpriti bujarisht”, thuhej ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull