Hakerat iranianë që sulmuan sistemet qeveritare verën e këtij viti dhe më vonë në shtator ndërhynë në sistemet e qeverisë, kanë publikuar këtë të hënë të dhëna të tjera.
Janë dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”, por se për çfarë bëhet fjalë nuk specifikohet.
Kjo listë disponohet nga Policia e Shtetit dhe bëhet fjalë për persona që janë ndaluar në vendin tonë, ose jashtë shtetit, për vepra të caktuara në shkelje të ligjit.
Po ashtu, dokumenti përmban dhe të dhëna të tjera të shtetasve shqiptarë, si numri i identifikimit, ditëlindja, vendbanimi, shteti dhe atësia. Të dhënat e publikuara më sipër, të cenusuara për shkak të informacioneve sensistive, janë pikërisht ato që kanë publikuar hakerat.